22:38 / E Mërkurë, 04 Janar 2023 / Gj. Sh

I gjendet ”ilaqi” Napolit, Interi ia shkakton humbjen e parë

Interi ka fituar derbin e javës së 16-të në Serie A,

Zikaltërit mposhtën në shtëpi liderin e tabelës, Napolin, me rezultat minimal 1-0, duke ia shkaktuar humbjen e parë këtë sezon, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar sulmuesi Edin Dzeko në minutën e 56-të.

Përkundër humbjes, Napoli mbetet e para në tabelë me 41 pikë, pesë më shumë se kampioni në fuqi, Milani.

Në anën tjetër Interi me këtë fitore ngritet në poztën e katërt me 33 pikë./IndeksOnline/