I grabitën të holla italianit, arrestohen dy romë në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në “Lagjen 29” të Fushë Kosovës është grabitur person nga dy të dyshuar, të cilët pastaj janë arrestuar.
“Viktima mashkull rom/shtetas i Italisë, ka njoftuar se i janë grabitur 450 euro para të gatshme nga dy të dyshuar të panjohur. Njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy të dyshuar meshkuj K/romë, të cilët pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport. /Indeksonline/