20:07 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

I hidhte mbeturinat para derës, ja çka i bën parukierja fqinjës 70 vjeçare

Çuditë në vendin tonë nuk kanë të ndalur. Problemi i hedhjes së mbeturinave, i shkundjes së mbulesës dhe gjithçka tjetër mund të duket një budallallëk me brirë, por në të vërtetë mund të shkaktojnë edhe një stuhi të madhe në marrëdhënien mes fqinjëve.

Kështu për shembull, një gruaje parukiere i ka ardhur në majë të hundës në qytetin e Kurbinit, me fqinjën e saj.

Ajo është munduar të zgjidhë këtë problem dhe të bindë fqinjën që mbeturinat nuk duhet t’i hedhë nga kati i dytë e në tokë, por nuk ia ka dalë dot, ndaj i është drejtuar policisë.

Dëshironi që të merrni njoftimet e fundit?

Kështu, dje, është bërë kallëzimi penal për 70-vjeçaren F.K., banuese në Laç. Fqinja e saj, 52-vjeçja P.D., ka bërë kallëzim se, në mënyrë të përsëritur dhe prej disa vitesh, hedh të gjitha mbeturinat nga kati i dytë i banesës ku jeton, në derën e parukerisë së saj duke i shkaktuar vështirësi në punë dhe probleme shëndetësore.