19:36 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

I humbet bagazhi, detyrohet të ngjitet në maratonë me xhinse dhe me këpucë të papërshtatshme

Nëse bagazhi juaj humbet pas një fluturimi, ju mund të përballeni me një sfidë të vërtetë.

Madje ju mund të përfundoni duke veshur pantallona të njëjtë për disa ditë. Petter Messervy-Gross fluturoi nga Heathrow në Mongoli për një maratonë katër-ditore, 100 milje larg nëpër borë dhe akull.

47 vjeçari nga Jeresey, zbriti nga aeroplani në kryeqytet, por fatkeqësisht çanta e tij nuk ishte.

Babai i tre fëmijëve tha se fillimisht iu tha se bagazhi do të dalë për dy ditë më vonë, por që atë nuk arriti ta marrë as atëherë, transmeton Indeksonline.

“Kur mbërritëm në Mongoli u zhdukën pesë çanta, e imja dhe katër të tjera. Ishte vrasje absolute duke u përpjekur t’i gjenim, por na siguronin se do të ktheheshin kësisoj nuk u shqetësuam . Kishim edhe dy ditë para garës dhe themeluesi i Gats Rat Jim na sugjeroi të blinim disa këpucë për ecje”, tha ai.

Ai u përballë me ecjen me rroba aspak të përshtatshme dhe assesi nuk gjeti këpusë për madhësinë e tij.

Me xhinse dhe xhaketë të papërshtshme, ai dhe shokët e tjerë patën një sfidë të vërtetë para vetes./Indeksonline/