14:23 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / C E

I iku Ramosi, Real Madrid nuk e bën të njëjtin gabim me Nachon

Pas largimit të Sergio Ramosit me parametra zero, Real Madrid nuk e bënë të njëjtin gabim edhe me Nachon.

Skuadra madrilene ka zyrtarizuar marrëveshjen e re me Nacho Fernandes.

Mbrojtësi spanjoll ka vazhduar kontratën edhe për dy vite me skuadrën nga “Santiago Bernabeu”.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në fund të qershorit 2023. /IndeksOnline/