75 Mall Live Search
19:06 / E Hënë, 08 Qershor 2026 / L A

I jepet lamtumira e fundit futbollistit Fatjon Bunjaku

Futbolli shqiptar është tronditur nga lajmi i vdekjes së futbollistit Fatjon Bunjaku.

Futbollisti vdiq pas një aksidenti fatal në rrugën Mitrovicë-Vushtrri, në orët e para të së dielës.

Ndërsa gjatë ditës së sotme i është dhënë lamtumira e fundit Bunjakut, i cili u varros në fshatin e tij të lindjes, Samadrexhë.

Në pamjet e siguruara nga VushtrriaOnline, shihet një numër i madh i qytetarëve që morën pjesë në varrimin e tij, përfshirë dhe yje të Përfaqësueses së Kosovës.

Bunjaku, së fundi luajti në kampionatin shqiptar te skuadra e AF Elbasanit./IndeksOnline/