75 Mall Live Search
08:57 / E Premte, 03 Prill 2026 / KV

I kanosi policët në një pikë kontrolli, dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kanosjes ndaj personit zyrtar që ka ndodhur në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 2 prill 2026 rreth orës 16:30, kur i dyshuari, mashkull kosovar, nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë gjatë një kontrolli dhe i ka kanosur ata verbalisht.

I njëjti është arrestuar nga policia, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/