75 Mall Live Search
10:24 / E Martë, 01 Korrik 2025 / S Z

“I kemi pikat e përbashkëta të kontrollit kufitar”, Kurti nga Shkupi flet për marrëveshjet funksionale me Mickoskin

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, ka nisur samiti dyditor ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, po diskutojnë zbatimin e planit të rritjes për rajonin.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti i cili është i pranishëm në Samit tha se është kënaqësi të jetë i pranishëm në Shkup, sidomos tani që të dyja vendet kanë pikat e përbashkëta të kontrollit.

“Për mua është çdo herë kënaqësi të vij në Shkup, sidomos tash që kemi pikat e përbashkëta të kontrollit edhe në Han të Elezi-Bllacë e cila me 12 prill u funksionalizua dhe në ajo në Glloboçicë që, më 28 maj u funksionalizua”, tha Kurti.