I kërkoi Hegerberg që të bëjë ”twerk” pas e fitoi çmimin, por prezantuesi është penduar tani
Në ceremoninë e djeshme të France Football, u zgjodhë futbollisti më i mirë i vitit, futbollistja e vitit si dhe futbollisti i ri i vitit.
Pasi Ada Hegerberg, futbollistja e Lyonit, u shpallë më e mira në botë, ajo u pyet nga Martin Solveig nëse ajo di të bëjë ”twerk”.
Për këtë arsye, Solveig mori kritika të shumta në rrjetet sociale për këtë ofendim, transmeton IndeksOnline.
Por, tani, futbollistja norvegjeze ka zbuluar se Solveig i ka kërkuar falje për këtë.
”Ai erdhi tek unë pas ceremonisë dhe ishte me të vërtetë i mërzitur për këtë moment”.
”Nuk u hutova shumë në atë moment, sinqerisht. Nuk e konsideroj këtë aspak si seksizëm. Ai më kërkoi falje pastaj”, tha Hegerberg./IndeksOnline/