09:59 / E Premte, 15 Janar 2021 / k.v

I kërkon para me SMS, në të kundërtën thotë se do ti publikojë video në rrjetet sociale

Një person ka raportuar në polici se përmes telefonit me SMS është shantazhuar nga një i dyshuar i panjohur, duke i kërkuar një shumë parash në të kundërtën do t’i publikonte në rrjete sociale disa video të jetës së tij private.

Lidhur me rastin që ka ndodhur të enjten pasdite në Kamenicë, është njoftuar prokurori.

Rasti është duke u hetuar dhe deri tani nuk është njoftuar për arrestimin e të dyshuarit./IndeksOnline/