15:52 / E Enjte, 15 Prill 2021 / Blerim

I komplikon gjërat Haaland, po kërkon pagë të ‘çmendur’!

Erling Haaland është një nga lojtarët më të kërkuar gjatë afatit veror.

Sulmuesi i Kombëtares së Norvegjisë pritet që të largohet nga Borussia Dortmund gjatë afatit të transferimeve, shkruan IndeksOnline

Ashtu siç shkruan ‘Goal’, Haaland kërkon 35 milionë euro si pagë vjetore – një shumë tejet e ‘çmendur’ që mund t’i vë në dyshim klubet europiane.

Për lojtarin të interesuara janë shumë klube, përfshi edhe Manchester Cityn – skuadër kjo që i eliminoi gjermanët nga çerekfinalja e UEFA Champions League.

Përveç Cityt, shërbimet e Haaland po i kërkojnë edhe klubet, si: Chelsea, Barcelona, PSG dhe Real Madrid./IndeksOnline/