17:24 / E Mërkurë, 29 Prill 2020 / indeksADMonline

I kushtuan 270 milionë euro, Barcelona do t’i largoj dy yjet e saj

Me qëllim të mblidhen fonde për të mbuluar humbjet nga kriza ekonomike Barcelona këtë verë ka vendosur të shes dy yjet e saj, Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele.

Coutinho dhe Dembele do ti ofrohen skuadrave europiane si huazim dhe me të drejtë blerjeje pas një sezoni, shkruan Indeksonline.

Dembele qysh prej ardhjes tek Barcelona ka vuajtur shumë dëmtime mirëpo për të interesim kanë shprehur skuadrat angleze të Arsenal, Liverpool dhe Manchester United.

Për Philippe Coutinho flitet se mund të transferohet tek ish skuadra e tij, Liverpool.

Braziliani i ka kushtuar Barcës 145 milionë euro ndërsa francezi u ble nga Dortmundi 125 milionë euro. /IndeksOnline/