21:00 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / AR

I lë ‘amanetin’ Markut, ja si është gjendja shëndetësore e Rudina Dembacaj

Rudina Dembacaj ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo ka postuar në InstaStory një foto ku shihet se është e shtruar në spital dhe se ka kryer një injeksion i cili ishte pak i vështirë. Si për ta marrë me sportivitet situatën krahas fotos ajo shtroi pyetjen për ndjekësit e saj se çfarë i la amanet bashkëshortit të saj, Mark Frrokut para se të futej në sallë, duke vendosur disa opsione ku ata mund të zgjidhin.

Më tej ajo postoi një status ku sqaronte se e gjitha një injeksjon pak i vëshitërë por jo shumë serioz, e gjitha thjesht për të ç’tensionuar Markun.

“Që të sqarohem ishte thjesht një injeksjon (jo ndërhyrje) pak i vështirë që duhej bërë me anestezi. Nuk e kisha amanet serioz. Më tepër për të ç’tensionuar Markun”, shkroi ajo.