23:08 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / MSH

I lënduari në Pejë është në gjendje të rëndë, e nisin për QKUK

Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Ozdrim të Pejës.

Indeksonline ka raportuar se viktimat janë goditur nga një veturë, teksa drejtuesi i automjetit është vetëdorëzuar në polici.

Teksa i lënduari rëndë nga aksidenti u bart me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës, gjendja e tij duket të jetë përkeqësuar.

I njëjti, pak çaste më parë, është nisur nga stafi emergjent i Spitalit të Pejës me autoambulancë për në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës.