10:31 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

I martuar por femra pa fund, Arian Çani tregon sa femra ka puthur në emision

Arian Çani është një ndër moderatorët më të komentuar në median shqiptare.

Herë për mirë e herë për keq, Çani ka ditur gjithmonë se si të thithë audiencën duke thyer edhe rekorde shikueshmërie.

Një ndër gjërat për të cilat do të mbahet mend gjatë, janë puthjet e Arian Çanit me të ftuarat, gjatë transmetimit direkt.

I ftuar në “Why Not”, Çani tregon se sa femra ka puthur në buzë.

“Duhet të jenë disa, por nuk i kam numëruar sepse janë të gjitha të huaja. Të huaja, sepse me shqiptaret është shumë vështirë se është ose një baba që i shikon, ose një vëlla, ose një djalë xhaxhai.

Zakonisht këta të tre duhet të jenë ose me pistoletë, ose me kanun kështu që shqiptarët kanë frikë. Jo se nuk duan, por kanë frikë,” – u shpreh ai.

Arian Çani është i martuar ka deklaruar se ka një martesë të lumtur, por gjatë intervistës ai deklaroi se ka pasur femra kalimtare pafund.