20:19 / E Diele, 03 Prill 2022 / AR

I mituri e goditi për vdekje punëtorin e KEDS-it, detaje nga rasti tragjik

Gjatë ditës së sotme është goditur për vdekje një punëtor i KEDS-it nga një veturë në lëvizje në Podujevë.

Tashmë i ndjeri, Xhevat Gashi nga fshati Doberdolë, kishte qenë duke intervenuar në disa pjesë të fshatit Shajkoc, ku kishte pasur probleme me energji elektrike.

Burime të Indeksonline kanë treguar detaje të reja nga ky rast tragjik. Të njëjtat burime thonë se personi që aksidentoi për vdekje Xhavit Gashin, është një 14-vjeçar.

I mituri nga familja Begolli prej fshatit Shajkoc, po ngiste veturën në atë moment tragjik, që i kushtoi me jetë punëtorit të KEDS-it.

Ndryshe, për vdekjen e tij ka reaguar edhe KEDS-i derisa kanë ftuar organet e rendit dhe drejtësisë të kryejnë punën e tyre në ndriçimin e plotë të këtij aksidenti.

Edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi shkroi për këtë rast. Ai ndau dhimbjen me familjen Gashi në këtë ditë të rëndë për ta./Indeksonline/