19:52 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / B O

I mori jetën 7-vjeçares, shqiptarja del para Gjykatës: Donte të më vriste e para

Këtë të enjte në Britaninë e Madhe u zhvillua seanca gjyqësore për Eltiona Skanën, 30-vjeçaren shqiptare e cila disa muaj më parë vrau 7-vjeçaren, Emily Jones.

Gjatë seancës gjyqësore ajo u shpreh se vajza e vogël tentoi ta vriste e para, duke shtuar se kjo ishte edhe arsyeja që e bëri 30-vjeçaren të ndërmarrë aktin e rëndë.

Ngjarja është raportuar më 22 mars, ku Eltiona Skana vrau me thikë vajzën e mitur teksa kjo e fundit po luante me skuterin e saj në park.

Skana u arrestua në vendin e ngjarjes, ndërsa 7 vjeçarja ndërroi jetë menjëherë pas sulmit.

Dyshohet se 30-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor, bazuar edhe në deklaratat e saj në gjykatë ajo është shprehur se ishte 7-vjeçarja ajo që donte ta vriste.