I ndodhë e papritura në burg ish-policit të dënuar për vrasjen e George Floydit
Raportohet se ish-polici i Minneapolisit, Deren Chauvin, i dënuar për vrasjen e George Floyd, është therur në një burg të Arizonës.
Burimi i tha AP-së se ai është lënduar rëndë nga një i burgosur.
Chauvin është duke vuajtur dënimin mbi vdekjen e Floyd – vdekja e të cilit nxiti protesta kundër brutalitetit të Policisë dhe racizmit ndaj racës së zezë në Amerikë.
Ndërsa, askush tjetër nuk raportohet të jetë lënduar dhe Chauvini thuhet se i ka mbijetuar sulmit.
Incidenti vjen disa ditë pasi Gjykata Supreme ia refuzoi apelin e tij ku argumentoi se nuk kishte pasur gjykim të drejtë për vrasjen e Floydit – i cili vdiq pasi Chauvin e mbështeti me gju në qafën e tij përtokë për më shumë se nëntë minuta në vitin 2020.
Kujtojmë se vrasja e cila u kap në kamera nga kalimtarë zgjoi protesta kundër padrejtësisë dhe përdorimit të forcës nga policia. Chauvin u shpall fajtor për vrasjen e Floydit dhe u dënua me 22 vjet burgim. Atij iu dhanë edhe 20 vjet dënim më 2022 për shkelje të të drejtave civile të Floydit.