16:33 / E Martë, 17 Gusht 2021 / A. A

I ngarkuari me punë në Japoni bëhet tifoz i ekipit japonez, shkak Benjamin Kololli

I ngarkuari i Kosovës me punë në Japoni, Arbër Mehmeti është bërë tifoz i skuadrës japoneze Shimizu S-Pulse.

Kjo për shkak të transferimit të futbollistit Benjamin Kololli në Shimizu.

“Jam në dyqanin zyrtar të Shimizu S-Pulse!. Jam bërë tifoz i qytetit të bukur të Shizuoka dhe klubit Shimizu S-Pulse” ka shkruar Mehmeti në Twitter.

Kololli është bërë lojtari i dytë nga Kosova që luan në Japoni. Në vitin 2018, Besart Berisha kishte luajtur për Sanfrecce Hiroshima.

/Indeksonline/