75 Mall Live Search
21:44 / E Shtunë, 16 Maj 2026 / L A

I pafat Al-Nassri i “CR7”, Gamba Osaka fituese e “AFC Champions League 2”

Al-Nassri ka dështuar të fitojë një tjetër trofe këtë sezon.

Skuadra e Ronaldos, u mposhtën nga Gamba Osaka me rezultat minimal 0-1 duke humbur kështu mundësinë për të fituar trofeun edhe jashtë kufijve të Arabisë Saudite.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Deniz Hummet.

Fokusi i Ronaldos dhe Al-Nassrit. tani është plotësisht në ndeshjen e fundit ndaj Damacit, ku fitorja i siguron titullin./IndeksOnline/