10:33 / E Martë, 12 Janar 2021 / OSH

I pafat portieri i njohur, autolarësi ia shkatërroi Ferrarin me vlerë 300 mijë euro!

Një rast i çuditshëm dhe i hidhur i ka ndodhur portierit të njohur italian, Federico Marchetit.

Gjersa kishte shkuar në stërvitje te Genoa, Marchetti i kishte dhënë çelësat e “Ferrarit” të tij një punëtori të një autolarjeje që ishte afër stadiumit.

Punëtori i autolarjes kishte shkelur padashje pedalen e gazit dhe kishte humbur kontrollin me “Ferrarin” që për 2.9 sekonda kap shpejtësinë 100 km në orë, shkruan Indeksonline.

“Ferrari” 812 Superfast u përplas me pesë makina dhe u dëmtua në masë të madhe.

Nuk dihet ende se kush do të kompensojë dëmin e madh të kësaj makine luksoze./Indeksonline/