18:21 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

I pamë si u duken në skenë, por jo edhe në after party! Këto janë shqiptaret tona (Foto)

Ishin Dua Lipa dhe Rita Ora dy këngëtaret tona ato që shkëlqyen mbrëmë në eventin prestigjioz Brit Awards. Derisa dy rrëmbeu dy çmime, Rita performoi 3 nga hitet e saj. Pavarësisht pse janë të dyja nga Kosova, ato patën ngjashmëri edhe në paraqitjet e tyre në tapetin e kuq.

Dua kishte zgjedhur një fustan rozë me një rrip të zi në mes, e Rita shkëlqeu e tëra në të bardha, shkruan Indeksonline.


Por krejt ndryshe u paraqiten në festën pas përfundimit të ceremonisë së çmimeve, apo after party-t. Me veshje ekstravagante dy pjesësh, Rita sërish në ngjyrë të bardhë pa i ikur stilit të saj, e Dua zgjodhi ngjyrë ari të ndezur, më ndryshe se që jemi mësuar ta shohim./Indeksonline/