15:01 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Kreu i naftëtarëve: Glauk, jep dorëheqjen – do të bëhesh hero!

Kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani është shprehur optimist se koalicioni ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të finalizohet shumë shpejt.

Sipas tij, mosfromimi i legjisltaitivt po dëmton në mas të madhe bizneset në Republikën e Kosovës.

“Mendoj se do të ketë marrëveshje 100%. Mendim im personal është se Qeveria duhet të formohet sa më parë. Bizneset kanë nevojë për Qeveri dhe bindja ime është se LDK-VV-së”, është shprehur ai për Indeksonline.

Më tej, Berjani sugjeroi kryetarin e ri të Kuvendit, Glauk Konjufca, të japë dorëheqjen dhe ky post t’i jepet partisë së Isa Mustafës.

Kreu i naftëtarëve theksoi se gjesti i dorëheqjes së kryeparlamentarit do ta bënte hero numrin dy të LVV-së.

“Besoj se Glauku e kupton se duhet me dhënë dorëheqjen dhe do të jetë njëri prej njerëzve që fiton më shumti politikisht në rast se e bënë këtë veprim. Do të jetë një hero. Mbi 450 mijë votues kanë votuar për këtë Qeveri dhe nuk është e rrugës që Glauku ta bllokojë këtë proces”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/