I pasoi topin referit, Manuel Akanji: Mendova se ishte Bernardo Silva
Skuadra e Manchester Cityt dhe ajo e Interit barazuan pa gola mbrëmë në ndeshjen e parë të UEFA Champions League për sezonin e ri 2024/25.
Manuel Akanji pas ndeshjes tregoi një moment interesante, ku bëri një pasim te gjyqtari anësor, shkruan Indeksonline
Ndryshimi i fanellave te skuadra e Manchester Cityt ka bërë që mbrojtësi zvicran të bëjë një gabim mbrëmë.
“Në një aksion isha shumë konfuz me gjyqtarin anësor, për një moment mendova se ishte Bernardo Silva dhe i bëra një pasim atij”, u shpreh Akanji.
Kujtojmë se mbrëmë dy skuadrat siguruan nga një pikë me formatin e ri të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/
Manuel Akanji:
— 𝐄𝐑 (@ErlingRoIe) September 18, 2024
“In one action I got confused with the referee on the side, I thought it was Bernardo Silva so I passed the ball to him.”pic.twitter.com/eq9eVSbVve