09:56 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

I përfitoi me aktivitet kriminal, një italiani i sekuestrohen 750.000 euro pasuri, në Durrës

Janë sekuestruar 750. 000 euro pasuri të një shtetasi italian në Durrës.

Pasuritë dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i 56-vjeçarit me iniciale F. M. Ai rezulton i dënuar me 8 vjet burgim në Itali, si pjesë e konflikteve midis klaneve kriminale dhe porositës i një vrasjeje.

Hetimi për pastrim parash ndaj shtetasit italian nisi 18 muaj më parë.