22:24 / E Shtunë, 05 Shkurt 2022 / SH F

I përlotur, Romeo publikon momentet emocionuese të përgatitjes së befasisë për Donaldin

Aktori i njohur, Donaldi Veshaj është njëri prej banorëve më të komentuar që nga hyrja në shtëpinë e Big Brother VIP, dhe befasitë në adresë të tij kanë ardhur shpesh herë, shumica të realizuar nga vëllai i tij binjak, Romeo.

Prandaj, një e tillë arriti sërish ta emocioni dhe përlote aktorin i cili është drejtë finales pas më shumë se 120 ditësh brenda shtëpisë.

Edhe ditën e sotme (5 shkurt) aktori, Romeo Veshaj ka përgatitur një tjetër befasi për vëllai e tij, Donaldin.

Foto: Romeo Veshaj/Instagram

Një helikopter nga i cili ranë disa karafila të kuq mbi oborrin e shtëpisë së famshme dhe një mesazh nga Romeo, befasoi të gjithë banorët që dolën jashtë për të parë se për kë ishte e dedikuar.

Foto: Romeo Veshaj/Instagram

“E di që nuk ka qenë e thjeshtë për juve, por ja ku jeni dhe jeni më të mirët, ju urojë të gjithëve sukses, demi i vëllait gjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm, të dua vëlla”, ka thënë Romeo në mesazhin e tij.

Foto: Romeo Veshaj/Instagram

Ndërsa, më pas përmes llogarisë së tij në Instagram, Romeo ka sjell të kompletuar një video ku shihet momenti i përgatitjes së befasisë.

Foto: Romeo Veshaj/Instagram

“Muzika do ndizet pasi t’i themi ne, pasi ata të shikojnë dhe të mendojnë kush është me helikopter”, thotë Romeo në videon që postoi teksa shihet i përlotur.

Foto: Romeo Veshaj/Instagram

Video mori mijëra pëlqim dhe komente nga ana e fansave të tyre të shumtë, të cilët treguan mbështetje për aktorin që po vazhdon rrugëtimin brenda shtëpisë.

Foto: Romeo Veshaj/Instagram

Kujtojmë që binjakët kanë treguar vazhdimisht për lidhjen e madhe që kanë me njëri-tjetrin, madje Romeo ishte edhe brenda shtëpisë së BB VIP dhe pati një takim tejet emocionues me Donaldin.

Ndërkohë, finalja e Big Brother VIP pritet të mbahet më 18 shkurt dhe çmimi për fituesin tashmë është rritur në 115 mijë euro.