11:44 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

I plagosuri, në Istog, është drejtor shkolle

Dje rreth orës 16:20 në Istog një person është plagosur në rrethana misterioze. Dyshimet e këtij rasti janë se personi është plagosur nga një plumb qorr.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se personi i plagosur është Egzon Haxhiu. Ai është emëruar pak kohë më parë drejtor i shkollës fillore “Ndre Mjeda” në Rakosh.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se i dyshuari për shkrepjen e plumbit është një person nga fshati Uqë.

Ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Gjendja e drejtorit të shkollës raportohet se është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën./Indeksonline/