10:47 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

I plagosuri në lagjen ‘Marigona’ është një mjek

Një person i moshës 54 vjeç është plagosur sot në lagjen Marigona në Graçanicë.

KosovaPress mëson se i plagosuri është Përparim Gojani ndërkaq nga dëshmitarë në vendin e ngjarjes bëhet e ditur se ai është plagosur nga dhëndri i tij.

Sipas Policisë i dyshuari është një 64 vjeçar dhe i njëjti është arrestuar nga Policia.