75 Mall Live Search
22:55 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

I plasi fishekzjarri në dorë, i riu nga Përmeti humb tre gishtërinj (Foto 18+)

Një makth i vërtetë ka rezultuar mbrëmja e ndërrimit të viteve për një 32-vjeçar nga Përmeti. Kjo pasi teksa ka ndezur një kapsolle (tip fishekzjarr me fitil) i ka plasur në dorë, duke i hequr tre gishtërinj. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, saqë i ka shkaktuar 32-vjeçarit dëmtime mjaft të mëdha. Është një mik i tij, i cili shkruan në redaksinë e JOQ.al, duke dërguar dhe foton e dorës së masakruar.

Ai shkruan:

Sa e ndezi fishekzjarrin i plasi në dorë. Janë nga ato që janë 80 lekë dhe kanë një pjesë fitili dhe pasi i ndez plasin në tokë. Si kapsollë dmth se nuk po mund të gjej foto.” Sa të sigurta janë kapsollet që tregtohen në vendin tonë. Kush duhet të mbajë përgjegjësi në raste të tilla?