75 Mall Live Search
17:03 / E Mërkurë, 13 Maj 2026 / G T

I publikohet fotoja “spiunit” që xhiroi stërvitjen e Middlesbroughit

Skuadra e Southamptonit mbrëmë shënoi fitore 2:1 ndaj Middlesbroughit, në ndeshjen gjysmëfinale të play-offit të Championshipit.

Para ndeshjes, në mediat angleze u raportua për një “spiun” që xhiroi stërvitjen e skuadrës së Middlesbroughit, shkruan Indeksonline

“Daily Mail” ka publikuar edhe foton e tij. Analisti i Southamptonit ishte fshehur në një pemë dhe po xhironte me telefonin e tij.

A ndikuan këto pamje apo jo, skuadra e Southamptonit fitoi dhe siguroi finalen e madhe të play-offit. Kujtojmë që skuadra e Southampton do të kërkojë rikthimin në Premier League, ku në finale luan ndaj Hull Cityt./Indeksonline/