14:15 / E Premte, 24 Maj 2024 / k.v

I raportoi rrejshëm 20 raste në polici, arrestohet 26-vjeçari në Fushë Kosovë

Sot nga Njësiti i Hetimeve të Fushë Kosovës, është arrestuar një person për veprën  lajmërim apo kallëzim i rrejshëm.

Pas zhvillimit të hetimeve lidhur me disa denoncime ndaj një personi,  nga hetuesit është ngritur dyshimi i bazuar se personi i arrestuar, që nga janari deri me 23 maj 2024, ka lajmëruar 20 raste rrejshëm.

Personi i dyshuar B.G, 26 vjeç, pas intervistimit, me  vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje  për  lajmërim apo kallëzim të rrejshëm./IndeksOnline/