21:10 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

I riu kosovar ndryshon gjininë me vendim të Gjykatës së Apelit

Në Gjykatën e Apelit është konfirmuar vendimi i Gjykatës Themelore që ka lejuar ndërrimin e gjinisë nga femër në mashkull të një personi me prejardhje nga Kosova, por që jeton jashtë vendit.

Me këtë vendim – i pari i kësaj natyre në Kosovë – është anuluar Ligji i Gjendjes Civile të vitit 2011 duke e respektuar atë të Barazisë Gjinore i cili ka hyrë në fuqi nga viti 2015.

Në pyetjen se a mendon si djalë e jo si çikë me, ai tha se nuk ka mëndu asnjëherë si çikë, vetëm si djalë.

“Gjithmonë e kom pa ndryshe veten, gjithmonë e kam pa veten si djalë”, ka thënë personi që ka ndryshuar gjininë.

Me këtë vendim të Gjykatës, ky person ka ndryshuar gjininë dhe emrin njëkohësisht.

“Kam pasur shumë emocione, në atë moment më është kujtu e gjithë jeta dhe ndjenjat që kam përjetu”, ka thënë i njëjti.