12:07 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

I riu nga Peja e rrah një femër, ia vjedh çantën që kishte shifër të madhe të parave

Raportohet se dje në Pejë, rreth orës 20:00, një femër (komunitet rom) ka njoftuar se derisa po shkonte tek vetura e saj, një person i pa njohur afërsisht 25 vjeçar i afrohet për të biseduar.

Në një moment papritmas e sulmon duke e rrëzuar viktimën në tokë me ç’ rast i merr çantën nga krahu ku sipas viktimës kishte para të gatshme në shumën 5.200 (pesëmijedyqind) €.

Viktima nuk ka pasuar lëndime trupore. Me  vendimin e Prokurorit rasti i iniciuar mbetet të hetohet. /Indeksonline/

 

fotoilustrim