I riu që humbi jetën në Shëngjin ishte futbollist i skuadrës kosovare
Opinioni publik u trondit dje nga vdekja e dy të rinjve në bregdetin e Shëngjinit.
Dy djem nga Kosova u rrëmbyen nga dallgët e detit, të cilave fatkeqësisht nuk iu mbijetuan, shkruan IndeksOnline.
Njëri nga viktimat ishte futbollist i skuadrës KF Fushë-Kosova.
Ekipi dhe bashkëlojtarët kanë pranuar me trishtim lajmin për vdekjen e Leonit Aliut.
“Do të të kujtojmë gjithmonë si një djalë të mirë, të buzëqeshur dhe plot jetë.
Kujtimi yt do të mbetet përherë në zemrat tona” thuhet në telegramin ngushëllues të ekipit./IndeksOnline/

