23:25 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

I shënoi dy gola, por ajo çfarë bëri Haaland në pjesën e parë është e pabesueshme

Erling Haaland ka debutuar në Ligën e Kampionëve me Dortmundin pas një faze të grupeve fantastike si lojtar i Salzburgut.

Norvegjezi e ka nisur shumë mirë aventurën në Gjermani dhe pritet prej tij ta vazhdojë edhe në Ligën e Kampionëve.

Haaland është treguar shumë i shpejtë në një sprint në ndeshjen kundër PSG-së .

Tifozët e futbollit mbase nuk e dinin se sa i shpejt ishte deri në ndeshjen me PSG-në, kur në një moment në pjesën e parë, Haaland largon rrezikun nga porta e tij dhe përshkruan të gjithë fushën për në rreth 10 sekonda.

Rekordi për sprint në 100 metra i takon Usain Boltit me 9.58 sekonda. /IndeksOnline/