14:44 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

I shërbejnë mish derri në aeroplan, “çartet” pasagjeri mysliman (Video)

Një pasagjer i një linje ajrore ka bërë gjëmën kur ia servuan një sandviç që sipas tij kishte mish derri.

Stjuardesa mundohej t`ia sqaronte se i kanë thënë që munden ta shërbejnë këtë sandviç, por pasagjeri mysliman nuk bindej, transmeton Indeksonline.

Madje, ai edhe e shan stjuardesën e cila nuk tërhiqej nga fjala se nuk kishte mish derri. Ajo vazhdonte të thoshte se ishte mish shote.

“Unë ha mish shote, e di si shijon ajo, ky është mish derri”, thotë pasagjeri, transmeton Indeksonline.

Në fund, është një pjesëtar tjetër nga ekuipazhi që i kërkon falje pasagjerit që iu desh të ballafaqohej me kësi lloj rasti./Indeksonline/