10:22 / E Premte, 23 Shtator 2022 / k.v

I tërhoqi vet paratë nga banka, deklaroi rrejshëm në polici se dikush ja vodhi

Ditë më parë në Stacionin Policor në Vushtrri, ankuesi tanimë i dyshuar, kishte raportuar se pa dijeninë e tij nga xhirollogaria i ishin vjedhur-tërhequr një shumë e parave.

Mbi bazën e deklarimit dhe me autorizim të prokurorit rasti ishte iniciuar rasti “vjedhje“.

Hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore që kanë rezultuar se deklarimi të jetë i rrejshëm, provat e siguruara dëshmojnë se ankuesi tanimë i dyshuar kishte bërë vet tërheqjen e shumës së parave.

Rrjedha hetimore si dhe provat e siguruara kanë bërë që nga ana e prokurorit të rastit vepra penale të rikualifikohet nga rasti ‘Vjedhje’ në vepër penale ‘lajmërim apo kallëzim i rremë’.

Ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari K. B., 44 vjeçar, është liruar për procedurë të rregullt./IndeksOnline/