16:19 / E Premte, 17 Shtator 2021 / A. M.

I tha: “Mos na trego përralla arabe”, imami Jashari i reagon komentuesit me diçka reale!

Imami i njohur kosovar, Bekim Jashari ka replikuar me një fans të tij në Facebook, pasi të njëjtit nuk i pëlqeu njoftimi për ligjëratën e xhumasë që e mbajti në xhaminë “Dëshmorët e Kombit” Ballofc-Podujevë.

Ky person, i quajtur Avdi Krasniqi, e pyeti hoxhën rreth ligjeratës: “A për Medicinë, Histori kombëtare a per Internet eshte kjo ligjerate ??

Ndërsa, Jashari ia ktheu: Avdi, ligjerat për dashurinë ndaj familjes, besoj qe te pëlqen?

Tutje, Krasniqi vazhdoi të provon imamin duke i thënë se “Pse a n’dorë të hoxhallarëve ka mbete edukimi i familjes”.  “Edhe kjo me hadithe e me modele e perralla arabe”.

Kurse, kundërpërgjigja e Jasharit ishte se:

“Përrallat” arabe që ti i quan, nuk besoj që e kanë sjellë Shqiptarinë ne këtë gjendje qe jemi, të ndarë ne shtete, me flamuj me ylla, me hymn pa kuptim,me fusnotë, me Ahtisar,me nënshtrim ndaj Serbisë pushtuese dhe çarqeve të disa vendeve të be-së, me burgosjen e Çlirimtarëve, me ndërrimin e flamurit Kombëtar, me arsimim të nivelit çfarë shihet në pisa, me republikë serbe në veri, me tendencë për zhbërjen e shtetit të Kosovës e 100 gjëra tjera qe edhe ti e di më mirë….