17:48 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

I theu këmbën të dashurës vetëm pse s’i bëri makaronat siç dëshironte ai

Një burrë që flinte me një thikë nën jastëkun e tij theu këmbët e të dashurës, sepse ajo nuk arriti të gatuajë makaronat ashtu siç i pëlqenin atij.

Dorian Wright, 30 vjeç, është burgosur për një sulm të tmerrshëm ndaj partneres, të cilën e kapi për fyti e rrëzoi në dysheme dhe i theu këmbën, transmeton Indeksonline.

Pas kësaj, ai e detyroi atë të vazhdonte të gatuante me këmbë të thyer, pavarësisht rënkimit.

Pas gjithë kësaj storie, gjykata vendosi që ai të dënohet me dy vjet burg pasi u deklarua fajtor./Indeksonline/