10:53 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

I thyejnë dyqanin me rroba, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë thyer lokalin e një femre në Prishtinë, aty kanë vjedhur sende të ndryshme tekstili.

Njësitet policore gjatë kontrollit në veturën me të cilin ishin duke udhëtuar të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar sendet që dyshohet se i kanë vjedhur në lokalin e viktimës. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/