09:22 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / k.v

I vdes gruaja në spital, dyshon se mjekët e gënjyen duke mos i vendosur stenda

Një person ka raportuar se gruaja e tij ka vdekur gjatë një intervenimi në një spital, në Prishtinë.

Sipas ankuesit ajo ka vendosur disa stenda para disa muajve, por gjendja e saj nuk është përmirësuar dhe ai dyshon se stendat nuk i janë vendosur fare dhe kërkon që rasti të hetohet, transmeton IndeksOnline.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Rasti në polici është paraqitur të dielën në orën 15 e 20 minuta dhe me urdhër të prokurorit është klasifikuar si vdekje e dyshimtë./IndeksOnline/