08:07 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

I vetmi në histori, CR7 vendos rekordin e ri

Crisiano Ronaldo sërish është me një rekord të ri.

Sulmuesi i Juventus realizoi një dopietë në sfidën e të dielës mbrëma, duke i dhënë bardhezinjve një fitore të rëndësishme në Seria A ndaj Parmës dhe rikonfirmuar kryesimin në klasifikim.

Me dy golat e të dielës ndaj Parmës, Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i vetëm në histori që ka shënuar gjithmonë të paktën 15 gola në sezon në një prej 5 kampionateve më elitare të Evropës, duke filluar nga sezoni 2006/07 deri më sot.

Plot 14 sezone pa ndërprerje, për një total prej 413 golash deri më sot. /IndeksOnline/