10:45 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / k.v

I vidhet furgoni afër shtëpisë

Të enjten rreth orës 20:00, është raportuar se në fshatin Sfeçël të Podujevës, në intervalin kohor 12:00-19:00, afër shtëpisë se ankuesit, është vjedhur automjeti kombi- furgon “Iveco” me ngjyrë e gjelbër, në pronësi të “Agro Stina” SH.P.K.

Burimet e IndeksOnlinet brenda policisë thonë se dokumentet e automjetit, sipas pronarit, gjendeshin brenda kombit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe është përpiluar rasti i vjedhjes së automjetit. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./IndeksOnline/