I vjedhin pjesët e kamionit, viktima raporton rastin në Polici

Një person ka njoftuar policinë pasi ka vënë re se i janë vjedhur pjesë të ndryshme të kamionit.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00, në Shpenadi të Prizrenit.
Viktima ka deklaruar në polici se personat që kanë kryer vjedhjen janë të panjohur për të.
Policia njofton se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore.
Rasti është cilësuar si “Vjedhje e Rëndë”.