22:56 / E Martë, 11 Maj 2021 / OSH

I vogël por sherrin e madh, “Smart”-i kalon rrugën në “zebra”

Një veturë e tipit “Smart” sot ka bërë një shkelje të rregullave të komunikacionit në Prishtinë.

Në një video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se një “Smart” ka kaluar rrugën kryesore në Prishtinë duke kaluar në vija të bardha, të dedikuara për këmbësorët.

Me këtë, vozitësi i “Smart”-it ka rrezikuar vozitësit e tjerë në komunikacion dhe këmbësorët e rastit.