13:45 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

I vrari në Istog kishte lidhje të afërta me policinë, transportonte kosovarë në Suboticë

Arben Dekaj, është personi i gjetur i vdekur në mes të fshatrave Dubravë dhe Veriq të Komunës së Istogut.

Dekaj, i moshës rreth 30 vjeçare sipas burimeve të Indeksonline është gjetur i qëlluar me disa plumba.

I ndjeri mësohet se ka qenë shumë i afërt me Policinë e rajonit të Istogut.

Indeksonline mëson se Dekaj kishte transportuar kosovarë në Suboticë, duke iu marr të njëjtëve kështu para të gatshme.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Dekaj ka qenë i ngarkuar me disa vepra penale. Mirëpo, burime tona thonë se ai për të mos u arrestuar, iu blente  policëve vetura të shtrenjta, telefona e gjëra të tjera me vlerë.

Ai madje për një kohë shumë të shkurtër ka arritur që të fitoi pasuri shumë të madhe. Ai ka lënë pas vetes vetura super-luksoze.

Ndërkohë, rastin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

Më poshtë ua sjellim disa foto të të ndjerit nga Istogu, Arben Dekaj:

 

Mësohet identiteti i 30 vjeçarit të vrarë dje në Istog