17:32 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ia del Insigne, udhëton për në Barcelonë

Klubi i Napolit sapo ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës.

Napoli është nisur drejtë Barcelonës me plotë 23 lojtarë, në sy bie edhe përfshirja e Lorenzo Insigne që në fund të sezonit ishte lënduar dhe rrezikonte që të mos paraqitej për skuadrën e tij, shkruan IndeksOnline

Kështu, lojtari më i rëndësishëm i Napolit është rikthyer, dhe ky është një lajm i keq për Barcelonën.

Kujtojmë se dueli Barcelona – Napoli, zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00./IndeksOnline/