12:25 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ia djegin veturën në Prishtinë

Persona ende të panjohur për policinë ia kanë vënë zjarrin një veture me targa vendore në lagjen “Emshir”, në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Vetura është pronë e një personi shqiptar. Rasti ka ndodhur dje në orën 15.15, raporton Policia e Kosovës.