19:59 / E Hënë, 24 Tetor 2022 / AR

Ia fut kot Munishi, Ballkanin e Kabashit e Dajës, thotë se ka bërë ai, ani pse s’fitoj asgjë!

Ballkani është skuadra që ka bërë historinë në futbollin kosovar.

Skuadra suharekase është e para që ka siguruar garat evropiane dhe e para që ka arritur një fitore ndërkombëtare.

Krejt ky sukses erdhi nga puna e palodhshme e presidentit Arsim Kabashi dhe profesionalizmi i Ilir Dajës në postin e trajnerit.

Por, ndryshe po mendon Ismet Munishi. Ai po pretendon se “e ka ba vet” Ballkanin. Këta e ka thënë në një koment në profilin e tij në Facebook.

Por, Ballkani në kohën e Munishit nuk kishte fituar asnjë titull të vetëm dhe se Ismet “baba” mund të jetë një qytetar krenar për sukseset historike të skuadrës suharekase.

Munishi dhe Ballkani do të ndeshen në fundjavë ndërsa diferenca mes skuadrave rivale është pesë pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar për Ballkanin./Indeksonline/