10:43 / E Premte, 21 Maj 2021 / OSH

Ia mori borxhin por ia kërcënoi me armë edhe gruan dhe të birin

Të enjten në Viti janë arrestuar dy persona lidhje me një incident që kishte lindur pas një borxhi.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kishin shkuar te shtëpia e viktimës mashkull kosovar për t’ia kërkuar një borxh prej 300 eurosh. Njëri prej të dyshuarve pasi i kishin marrë paratë nga vetura me të cilën kishin qenë dyshohet se kishte marr një armë zjarri ku kishte kanosur viktimën, bashkëshorten dhe djalin e tij, më pas ishin futur në veturë dhe larguar nga ai lokacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”.